Shkrimtarja Çuli flet për vështirësitë e viteve ‘90-‘91 ku u mbyllën të gjitha punët dhe pamundësinë për të gjetur punë. Shprehet se nganjëherë ka amnezi për këtë kohë pasi ka qenë shumë e ngarkuar për të mbijetuar dhe për të punuar.

“Ka ndodhur një gjë me brezin tonë ishim 39-40 vjeçarët kur erdhi ‘90-‘91 dhe ne ishim ata që ishim në moshën e punës, punë s’kishim se u mbyllën gjithë punët dhe mbetëm të gjithë ne të martuarit nga 2 kalamaj të vegjël ose 3 burrë e grua pa punë me prindër në pension dhe ne duhet të rifillonim të rindërtohej kjo Shqipëria e cila ishte nga e para sepse ata që e kishin bërë këtë regjimin nuk ishin më edhe si moshë edhe si e pamundur që mund të vazhdonin të punonin, të rinjtë ishin të vegjël kështu që na ra ne kjo gjë, kështu që të gjithë ne në mënyra të ndryshme disa u bënë politikanë që s’kishin asnjë lloj karriere apo ideje, disa ishin ekonomistë që do bënin ekonominë e tregut mbas një sistemi të një ekonomie të planifikuar ishin pikëpyetje shumë të mëdha.

Unë në atë kohë përktheja ngaqë dija gjuhët si të thuash fitoja jetesën me përkthime se erdhën ndërkombëtarët dhe unë shkoja përktheja simultanë apo përktheja materiale, im shoq ishte inxhinier dhe ai punonte rregullonin televizori ishte elektronikë. Ka qenë një kohë e tillë nganjëherë unë kam amnezi. Ka qenë kaq shumë e ngarkuar për të mbijetuar dhe për të punuar saqë t’i harroje orët sesi kalonin. Fëmijët mësonin 6 orë pa drita me qiri që vinim ne nga 5 në tavolinë.”- tha Çuli.

E pyetur sesi ishte raporti me shkrimtarin Dritëro Agollin ajo tregon se:- Dritëroi, varet edhe nga natyra e njeriut, për shembull një perceptim kur unë e them të gjithë më shikojnë pak të habitur, për shembull kur ne bënim shakara dhe biseda të çlirëta me Kadarenë sesa me Dritëroin.

Ai ishte njeri shumë tërheqës dhe me humor, por e kishte me njerëzit që rrinte më afër, ne ishim shumë të rinj, ai ishte dhe kryetari i Lidhjes kishte dhe pak autoritetin e kryetarit, por qe më timid në të vërtet. Ismaili ishte timid në gjëra të tjera, por për shembull vinte atje na gjente neve bënim dhe humor edhe kështu, se s’kishte këtë postin, posti ta shtinë edhe këtë gjënë, por ishte dhe vetë Dritëroi.

Ndodhte kur ishim në ndonjë gjë se na çonin të dielave të ujisnim ullinjtë. Këta që ishin shkrimtar me emër në autobus na çonin ke ullinjtë edhe ata me në autobuz, aty pastaj çlirohej një cik biseda.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re