Pas disa orëve kërkime është bërë i mundur gjetja e trupit të pajetë të 22 vjeçarit Valentin Nikolli në Lumin Mat.

Gjetja e trupit të pajetë të të riut është bërë i mundur nga skuadra e polumbarëve e Repartit Special RENEA, të cilët kishin nisur kërkimet prej mbrëmjes së djeshme.

22 vjeçari ka humbur jetën një ditë më parë, pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht në lumë, gjatë kohës që po peshkonte me shokët e tij.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re