Kryeministri Rama ka zhvilluar një vizitë ngushëlluese në familjen e Anri Kashiku në Durrës.

 

Kashiku, 18-vjeç u mbyt ditën e djeshme në Durrës teksa shpëtoi nga dallgët vëllain më të vogël dhe shokun e tij.

 

Veprimi i të riut u konsiderua si heroik pasi nuk e mendoi dy herë për t’i shkuar në ndihmë dy më të miturve, njëri prej të cilëve ishte vëllai i tij.

 

Kryeministri Rama shoqërohet edhe nga Ministrja e Turizmit dhe Mjedsit Mirela Kumbaro dhe Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emirjana Sako.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re