Skip to content

U mbyt në liqen, ish- bashkëshorti aktores thyen heshtjen, i dedikon fjalët prekëse

 

Ish-bashkëshorti i aktores Naya Rivera, e cila u gjet e mbytur në liqenin Piru të Kalifornisë, ka thyer heshtjen në lidhje me largimin tragjik nga jeta të aktores.

Ryan Dorsey shkruan se i duket e pabesushme, dhe se ai po e përjeton një makth dhe se nuk mund ta zinte gjumi natën nga kujtimet e shumta.

Po ashtu ai shkruan se nuk mund ta imagjinonte të birin që të rritej pa nënë, duke thënë se kjo situatë është shkatërruese.

“Kjo është aq e padrejtë. Nuk ka fjalë të mjaftueshme për të shprehur boshllëkun e mbetur në zemrat e të gjithëve. Unë nuk mund të besoj se kjo është jeta tani. Unë nuk e di nëse do ta besoj ndonjëherë. Ne ishim duke bërë not me Josey një ditë më përpara. Jeta nuk është e drejtë. Unë jam falenderues për kohën dhe rrugëtimin tonë së bashku, si dhe për djalin e ëmbël që dëshiruam gjithmonë. Më kujtohet kur ndonjëherë bezdiseshe nga unë “Ryan mund të ndalosh së bëri foto?” Haha. Jam i lumtur që s’ta vura veshin, sepse kam qindra, ndoshta mijëra momente që Josey do të ketë gjithmonë dhe do ta dijë që mamaja e tij e donte më shumë se jetën dhe sa shumë jemi kënaqur së bashku teksa ai rritej. Na mungon! Do të të duam gjithmonë!

Për të gjithë njerëzit që na dhanë ngushëllimet e tyre, dhe që nuk patëm mundësi që tu kthenim përgjigjje si dhe për ata që na qendruan pranë këto ditë shumë faleminderit për të gjithë mbështetjen tuaj pakushte. Në mbyllje të postimit dua të them të jeni të sjellshëm me veten tuaj dhe të tjerët, falni dhe kërkoni falje, mos mbani mëri me të tjerët edhe nëse nuk keni gjë për të thënë më mirë qendrini në heshtje sepse heshtja sjell qetësi. Në tokë koha është e çmuar, ju nuk e dini se sa kohe keni dhe se duhet që të qendroni të bashkuar me të dashurit tuaj”, mbyll postimin ish-bashkëshorti i Dorsey.

/faxweb