Policia ka dhënë detaje për ngjarjen në Pustec ku një e moshuar u gjet e mbytur në Liqen.

 

 

Në njoftim bëhet me dije se në trupin e pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune.

 

 

Denoncimi për 80-vjeçaren është bërë nga vajza e saj e cila ka deklaruar se nëna e saj ishte larguar nga banesa në datën 30 dhjetor.

 

 

Trupi i pajetë i 80-vjeçares, është nxjerrë nga uji dhe do të dërgohet pranë morgut të spitalit Korçë, për ekzaminime të mëtejshme.

 

 

Pustec/Informacion paraprak

 

Më datë 02.01.2023, rreth orës 10:00, në fshatin Liqenas, Pustec, pranë molit është konstatuar e mbytur në ujë, shtetasja S. Sh., 80 vjeçe, banuese në Liqenas. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

 

Për shtetasen S. Sh., një ditë më parë, ka bërë kallëzim në Polici, vajza e saj shtetasja V. Sh., rezidente në Greqi, e cila ka deklaruar se nëna e saj ishte larguar nga banesa më datë 30.12.2022. Trupi i pajetë i 80-vjeçares, është nxjerrë nga uji dhe do të dërgohet pranë morgut të spitalit Korçë, për ekzaminime të mëtejshme.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re