Një ngjarje tragjike ndodhi në Greqi ku 12-vjeçari shqiptar, Kleoni dhe shoku i tij, Spiros (i cili hyri në ujë për ta shpëtuar) u mbytën në lumin Arahtho të Artës.

Dy të miturit u nxorën nga uji nga një emigrant shqiptar me origjinë nga Berat, por pavarësisht ndihmës mjekësore u shpallën klinikisht të vdekur dhe prindërit e tyre vendosën të dhuronin organet.

Kleoni 12-vjeçar do të prehet në Shqipëri, ndërsa autoritetet greke i kanë dhënë leje babait të të miturit të marrë pjesë në varrim.

I ati i viktimës ishte i shqetësuar se nëse do merrte pjesë në funeralin e të birit, nuk do të ishte në gjendje të kthehej në Greqi.

Ministri i Imigracionit, Makis Voridis, duke folur për Action 24, njoftoi se “shteti grek do t’i japë një leje qëndrimi për arsye humanitare, që do t’i lejojë babait të shkojë dhe të kthehet, me qëllim që të marrë pjesë në shërbimin mortor në Shqipëri”.

Siç theksoi Voridis, “ky është një lehtësim për lëvizjen e tij”, duke shtuar se tashmë ekziston një kuadër institucional që parashikon raste të tilla “të jashtëzakonshme”.

Ndërkohë veshka dhe pankreasi i djalit 12-vjeçar do të transplantohen në Patra në vend të Selanikut, pas një vendimi të marrë nga mjekët. Marrësi do të jetë një burrë 40-vjeçar nga Peloponezi perëndimor.

Procesi i marrjes dhe transplantimit të organeve të dy djemve filloi të hënën. Pavarësisht dhimbjes, prindërit e të dy fëmijëve treguan forcë dhe solidaritet të madh, duke u dhënë “dritën jeshile” mjekëve për të marrë organet e vogëlushve.

Transplantet e para të organeve të 14-vjeçarit janë kryer tashmë, me marrësit që kanë pranuar dhuratat e jetës nga dy fëmijët.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko