Kanë rinisur kërkimet për gjetjen e trupit të 10-vjeçarit me inicialet S.L, i cili u mbyt gjashtë ditë më parë në lumin Fan të Mirditës. Polumbarët dhe RENEA po punojnë intensivisht për gjatë rrjedhës së lumit.

Gjatë ditës së djeshme kërkimet kanë vijuar dhe në urën e prishur pas devijimit të lumit ku dyshohej se mund të ishte trupi i 10-vjeçarit por nuk kanë rezultuar të suksesshme.

Kërkimet do të vijojnë dhe gjatë ditës së sotme të cilat do të përqendrohen në rrjedhën e lumit si dhe te diga e HEC-it në Reps të Mirditës. Kërkimet vështirësohen sot pasi reshjet e shiut bëjnë që rrjedha e lumit të jetë më e madhe. Pjesë e kërkimeve janë 17 polumbarë të ardhur nga Tirana si dhe banorët e zonës të cilët kanë dalë vullnetar për të ndihmuar në gjetjen e trupit të 10-vjeçarit.

10-vjeçari u mbyt gjashtë ditë më pasi pasi ishte duke luajtur me shokët e tij dhe i përfundoi topi në lumë. Topi për të cilin rendi i mituri dhe u mbyt u gjet, 20 km larg vendit ku luanin fëmijët.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re