Skip to content

U mbytën në Bunë së bashku me nënën dhe vëllain, homazhe në shkollë për Ergesën e Gresën! Librat e dy motrave në bankë zëvendësohen me lule, shokët e klasës me lot në sy

Ergesa Gresa homazhe shkolle alma arrazi

Për shkollën “Ndre mjeda” në Shkodër sot është një prej ditëve më të vështira. Mungesa  Ergesës dhe Gresës në klasën e dytë që humbën jetën në ujërat e lumit Buna bashkë me nënën e tyre ka lënë një dhimbje të madhe.

Shokët e shoqet e klasës bashkë me prindërit e tyre u shfaqën të pikëlluar e me lot në sy. Librat e dy motrave 9 dhe 8 vjeç u zëvendësuan në bankat e shkollës me lulet e bashkëmoshatarëve të tyre. Samra Mishaj është një prej prindërve e cila ka vajzën në të njëjtën klasë ku mësonin dy  viktimat e mitura dhe që njihte edhe Alma Arrazin.

Ajo ashtu si prindërit e tjerë tregojnë se e kishin tejet të vështira t’iaa shpjegonin fëmijëve të tyre mungesën e Ergesës dhe Gresës….

“”