Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ka reaguar me anë të një postimit në rrjetet sociale, në lidhje me padinë e bërë ndaj tij në SPAK për “kallëzim të rremë” nga Olsi Rama.

Bardhi shkruan se  të mendohesh 5 ditë për një letër qeshakarake si kjo ndaj tij d të thotë se je në hall në madh.

LEXO EDHE: “S’jam politikan, por votues i vëllait tim! Kam besim te SPAK-u”- Olsi Rama: Ose unë të shkoj në burg, ose Gazment Bardhi të ndiqet penalisht si fabrikues provash në dëmin tim!

Duke iu referuar padisë së Olsi Ramës, Bardhi shprehet se “Po. Nuk ka dy të vërteta, por vetëm një”, duke renditur më pas  4 faktet që tregojnë se vëllai i kryeministrit është i përfshirë në laboratorin e drogës në “Xibrakë”.

Ai shton si Olsi është përdorur nga i vëllai, Edi Rama që ky i fundit t’i shpëtojë përgjegjësive.

Bardhi në fund i bën edhe një kërkesë Edi Ramës, që të mos fshihet pas vëllait të vogël dhe të harrojë se mund të bëj me SPAK, atë që bëri me dy prokurorët që mbyllën sytë dhe dosjen bashkë me sytë.

Reagimi i Bardhit:

Të mendohesh 5 ditë për të bërë një letër qesharake si kjo e Edi/Olsi Ramës ndaj meje do të thotë se je në hall të madh!

Po! Nuk ka dy të vërteta! Ka vetëm një të vërtetë!

Fakti 1. Olsi Rama, bashkë me krerët e organizatës së kokainës, kanë përdorur të njëjtën makinë me targa AA653DM për të kaluar kufirin 18 herë kufirin në kohën ngritjes së laboratorit të kokainës në Xibrakës.

Fakti 2. Është fakt, jo sajesë politike, se nga 18 hyrje-daljet e makinës me targa AA653DM të grupit kriminal, 7 prej tyre i përkasin Olsi Ramës.

Fakti 3. Është fakt dhe jo sajesë politike se policia dhe prokuroria nuk ka identifikuar një përdorues të makinës me targa AA653DM, edhe pse i ka identifikuar moshën 45 vjeç. Olsi Rama është përdorues i kësaj makine dhe në atë periudhë ka qenë fiks 45 vjeç.

Fakt 4. Policia dhe Prokuroria sipas gjykatës kanë kryer hetime të mangëta dhe kanë lënë në harresë dosjen 335/1-2016 që kishte si qëllim të identifikonte bashkëpunëtorët e tjerë të grupit kriminal.

Nga ana njerëzore, ndiej keqardhje për Olsi Ramën. I vëllai, për të shpëtuar nga përgjegjësia,  po e përdor edhe atë si çdo bashkëpunëtor që ka keqpërdorur dhe e ka hedhur më pas prapa hekurave!

Politikisht, kam një kërkesë për Edi Ramën! Mos u fshih pas vëllait më të vogël! Në parlament të enjten ke gjithë kohën për të treguar çfarë bënte yt vëlla me makinën që përdorte grupi i kokainës! Harroje se mund të bësh edhe me SPAK siç bëre me dy prokurorët që mbyllën sytë dhe dosjen bashkë me sytë!

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re