Violeta Petro është e moshuara që ra në prangat e policisë pasi u
përball me me akuzën e ma.shtrimit, fshehjes se të ardhurave dhe
mospagim të taksave dhe tatimeve, ma.shtronte biznesnenë duke u
premtuar projekte të mëdha ndërtimi të financuara nga një organizatë e
huaj.
Nga hetimet disa mujore, burime nga policia bëjnë me dije për vizion
plus se Petro prezantohej si përfaqësuese e organizatës së huaj UNICEF
që operon ne Shqipëri dhe më pas nëpërmjet mashtrimit përvetësonte
fondet e tyre për përfitime personale.
Nga kallëzimet e biznesmenëve të administruara nga specialistët
kundër krimit ekonomiko financiar , janë vërtetuar të paktën 1 rast
mashtrimi në vlerën e 60 mijë dollarëve dhe një tjetër në shumën e 32
mijë dollarëve.
Po sipas burimeve nga policia pas bërjes publik të rastit dhe daljes
në media të emrit të Violeta Petros, pranë uniformave blu janë paraqitur
kallëzime të tjera për mashtrime të ngjashme, për të cilat ka nisur
menjëherë verifikimi.
64 vjeçarja rezulton e divorcuar dhe nënë e dy fëmijëve ndërsa në të kaluarën mësohet se ka qenë punonjëse kopshti.
Ajo pritet të dalë të mërkurën para gjykatës së Tiranës ku do ti caktohet edhe masa e sigurisë.
