Skip to content

U merrte nga 500 euro sirianëve të kalonin kufirin, në pranga 21-vjeçari

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Mengël të Elbasanit, pasi është kapur duke transportuar 9 shtetas sirianë.

Sipas policisë, në pranga është vënë shtetasi R. M., 21 vjeç, banues në Kamzë.

Bëhet e ditur se arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap nga shërbimet e policisë, në qytetin e Elbasanit, duke transportuar me mjetin e tij, 9 shtetas sirianë, kundrejt fitimit që varionte 400-500 euro për secilin, për të kaluar kufirin me Malin e Zi, në mënyrë të paligjshme, me destinacion final një nga vendet e BE-së

Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzim krimi”, shtetasja A. S., 19 vjeçe, banuese në Kamzë.