Është finalizuar operacioni “Aluizi” pas 9 muajve hetim nga Policia e Berat në bashkëpunim me strukturat e SPAK-ut për të goditur korrupsionin pasiv tek personat që ushtrojnë funksione publike. Konkretisht pas mbylljeve të hetimi është marrë masa e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasin me inicialet E.N 38 vjeç me banim në Berat, i cili ushtronte detyrën si drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Drejtorinë Rajonale Berat.

Sipas informacioneve, forcat blu theksojnë se ky shtetas dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës ka përvetësuar shuma parash nga persona të ndryshëm, me qëllim pajisjen e tyre me dokumentet e lejes së legalizimit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Berat

Finalizohet operacioni policor i koduar “Aluizni”, për goditjen e korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.
Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat dhe SPAK-u.
Pas një hetimi 9-mujor u finalizua operacioni policor i koduar “Aluizni”, në kuadër të të cilit u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin E. N., 38 vjeç, banues në Berat, me detyrë drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Drejtorinë Rajonale Berat.
Ky shtetas dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës ka përvetësuar shuma parash nga persona të ndryshëm, me qëllim pajisjen e tyre me dokumentet e lejes së legalizimit.
Vijon puna për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari korruptive.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re