Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Tiranën, Belind Këlliçi është takuar me banorët e Njësisë Nr.7 në kryeqytet, ku ka komentuar posterin e tij me gishtat e mesit, drejtuar korrupsionit.

Këlliçi tha se nga posteri i tij janë mërzitur hipokritet dhe ata që mbrojnë inceneratorët fantazëm.

“Ai posteri im i gishtave i ka mërzitur shumë njerëzit…i ka mërzitur shumë që unë i kam nxjerr zemrën qytetarëve, dhe i kam nxjerr gishtin korrupsionit. Janë mërzitur të gjithë hipokritët që jetojnë në Tiranë, që punojnë në Tiranë. Analistët e mediave, që mbrojë nga mëngjesi deri në darkë korrupsionin, që mbrojnë inceneratorët fantazëm, që janë të gatshëm të thonë se kanë hipur në trenin elektrik të Erion Veliajt, që janë të gatshëm të dalin në media dhe të na numërojnë 1 milionë pemët e Erion Veliajt. Sistemi që është ngritur sot në Tiranë, që është krejt i kalbur, korruptiv, i bazuar në lidhjet më okulte të kryetarit të Bashkisë me Ndraghetën italiane, të kryetarit të bashkisë me mafien e ndërtimit, ne bashkë do ta zhbëjmë në 14 maj”, u shpreh ai.

Ndërkohë, Këlliçi kërkoi nga SPAK hetimin e kreun e IMT-s, Mariglen Qato, i cili akuzohet se ky i fundit ka përfituar 25 milionë euro tendera nga bashkia e Tiranës, ndonëse është vartës i Veliajt.

 “Kam një thirrje për SPAK-un sot nga Njësia Nr.7. Ka shumë fjalë, po flitet ditët e fundit, se po përgatiteni që Mariglen Qaton ta arrestoni pas zgjedhjeve, për të mos i dhënë kosto kryetarit të bashkisë. Çfarë ju pengon të shkoni dhe ti verifikoni ato akuza që kam bërë unë? Çfarë ju pengon që tre vite që është bërë kallëzimi në SPAK për inceneratorin e Tiranës, të hapet dosja e Tiranës? Çfarë ju pengon të shihni shkresën e Erion Veliajt me firmën e tij dhe me vulën e bashkisë në mars të 2017, që shiti për 30 vite ekonominë e qytetit tonë. Çfarë ju pengon t`i shihni këto shkresa që janë bërë publike?”-u shpreh kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës”, shtoi Këlliçi.

Ndërkohë ai ritheksoi edhe njëherë premtimin e tij për transport publik falas, ku iu drejtua banorëve të “Fushës së Aviacionit”: “Pas 14 majit ua garantoj unë se në autobus do të hipni pa paguar. Do të hipni në autobusa shumë herë më të mirë se këta që janë sot. Pse? Sepse janë paratë, ne nuk jemi të varfër por jemi të vjedhur. Kur paska para 430 milionë euro për incenerator fantazëm, shqetësohen këta pse kam gjetur unë 16.5 milionë euro për studentët, për pensionistët, për të hipur në autobus falas, pse do t`ua lehtësojë unë jetën 200 mijë qytetarëve në ditë, pse do t`i mundësoj unë atyre banorëve të Shëngjergjit që të mos paguajnë më 2 mijë lekë biletën për të vajtur nga Shëngjergji në Kinostudio! Apo pse do t`i lehtësojë jetën mijëra e mijëra studentëve në Tiranë, të cilët vetëm në masën 22% mund të marrin një abone.”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re