Skip to content

U mor i pandehur nga SPAK, akuzat që rëndojnë mbi kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai

erion isai 770x434 1

 

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=426&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fu mor i pandehur nga spak akuzat qe rendojne mbi kryebashkiakun e kolonjes erion isai%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

 

Ai akuzohet për “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion pasiv dhe aktiv”, “Fshehje të pasurisë”, dhe “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe ankande publike”.

Pas hetimeve të kryera mbi tenderat e shpallur nga Bashkia Kolonjë, është rezultuar se shumica e tyre janë të parapara, me një ndarje tenderash që duket të jetë e paracaktuar. Po ashtu, raportohet se punimet e realizuara për këto tendera nuk janë përfunduar as me cilësinë e duhur, as sipas projekteve të miratuara nga Autoriteti Kontraktor.

Një rast konkret që përmendet është ai i rikonstruksionit të digës së Rezervuarit të Gjonçit dhe ndërtimi i pritave malore në fshatrat e Bashkisë Kolonjë, gjatë vitit 2023. Dyshimet janë se punimet nuk janë kryer siç duhet, duke sjellë pasoja për cilësinë dhe standardet e punimeve publike në këtë zonë.