Leonard Hide, kryebashkiaku socialist i Libohovës, është marrë i pandehur nga SPAK pasi dyshohet se në kohën qe ka pasur detyrën e shefit të Seksionit të Krimeve në Komisariatin e Gjirokastrës ka lejuar përkundrejt përfitimit kultivimin e bimëve narkotike.

Pas marrjes si i pandehur, Hide, është shprehur se kur ka kandiduar për kryebashkiak nuk e ka ditur që ka qenë nën hetim. Ai është shprehur i gatshëm për të lënë mandatin e kryetarit të Bashkisë së Libohovës, për t’u përballur me drejtësinë.

LEXO EDHE: Dyshohet se ka lejuar kultivimin e kanabisit, SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Libohovës, Leonard Hide

“Nisur nga të dhënat që disponohen nga shërbimet si dhe ngjarjet e fundit të ndodhura në njësitë administrative ‘Cepo’ dhe ‘Picar’ krijojnë dyshime të arsyeshme se përveç personave të përfshirë në këtë aktivitet janë implikuar edhe punonjës policie të cilët kanë pasur detyrimin ligjor për zbulimin e aktivitetit kriminal, por ata kundrejt shpërblimeve si dhe nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve të tyre e kanë lejuar këtë aktivitet”, thuhet në dosjen hetimore.

Mësohet se përveç Hidës, në dosje janë dhe persona të tjerë që janë marrë si të pandehur.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re