Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli, pas marrjes në pyetje nga Prokuroria e Posaçme, deklaruar se është fat që erdhi kjo ditë, ku çdo person jep llogari para drejtësisë.

Rakip Suli u shpreh se do të shkojë në SPAK sa herë ta thërrasin, duke shtuar “ta lëmë drejtësinë të bëjë punën e vet”.

“Të lëmë drejtësinë të bëjë punën e vet, sepse po jep shpresë tek shqiptarët.

Fati që erdhi sot kjo ditë, që çdo person vjen të japë llogari. Më lini të vazhdoj punën time në shërbim të qytetarëve. Sa herë do të duan do të vijnë”, tha Rakip Suli.

Ndaj Rakipit Sulit dhe zyrtarëve të tjerë, SPAK po kryen hetimet për disa vepra penale, siç janë “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re