Skip to content

“U morëm vesh me motrën time në Romë”Rama: Pasaporta europiane njeh automatikisht pensionet

Gjatë takimit me emigrantët shqiptarë në Milano, kryeministri Edi Rama njoftoi finalizimin e marrëveshjes për njohjen e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë.

Ai tha se marrëveshja u arrit pas dakordësimit me kryeministren italiane Giorgia Meloni, të cilës iu referua me termin simbolik “motra ime në Romë”.

“Ju pritët, dhe pasi u morëm vesh me motrën time në Romë, ju prapë pritët, sepse duhej bërë ligji, do firmosej këtu e atje – histori italiane. Por, vetëm tre ditë më parë është firmosur edhe dokumenti i fundit,” deklaroi Rama.