Ka mbërritur nga Italia arkivoli me trupin e Mjeshtrit të Madh të humorit, aktorit Paulin Preka.
Homazhet e para kanë nisur në Teatrin “Migjeni”. Zyliha Miloti dhe emra të tjerë të mëdhenj të humorit, kolegë të Paulin Prekës, janë shfaqur të përlotur për këtë humbje të madhe për Shkodrën e Shqipërinë.
Kujtojmë se Paulin Preka u nda nga jeta disa ditë më parë në moshën 86-vjeçare.
Paulin Preka është pjesë e asaj kaste aktorësh të mëdhenj të humorit, të cilët shënjuan emrin e tyre në historinë e artit shqiptar.
Mësohet se Preka u nda nga jeta pas një sëmundje.
Preka numëron me dhjetëra role në teatër dhe kinematografi, ndërsa ka spikatur me estradën e Shkodrës në rang kombëtar dhe ndërkombëtar.