Skip to content

“U nda nga jeta në moshë fare të re…”, Niko Peleshi jep lajmin e trishtë për vajzën e mikut të tij

640 0 68f38c871872a 1

Deputeti dhe kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka dhene sot lajmin e trishte se vajza e mikut te tij eshte ndare nga jeta ne moshe te re.

Ne nje mesazh ne rrjetet sociale Peleshi shpreh ngushellimet per ndarjen nga jeta te Joana Qylit ne moshe fare te re kur sic thote edhe ai, gjithcka duhej te fillonte.

Mesazhi i Peleshit: 

Një lajm i trishtë na ka prekur sot të gjithëve.

Joana, vajza e mikut tim Thoma Qyli, u nda nga jeta në një moshë ku gjithçka duhej të kishte filluar.

Një vajzë e mirë, me shpirt të pastër, e talentuar, me etje për dije, plot dritë dhe jetë.

Nuk ka fjalë që mund të ngushëllojnë një prind për humbjen e fëmijës, por mendimet dhe lutjet janë me familjen Qyli në këtë dhimbje të pamatë.

U prehtë në paqe Joana, dhe kujtimi i saj qoftë dritë përjetë