Gazetarja dhe shkrimtarja, Vera Isaku është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare si pasojë e një sëmundje të pashërueshme.

Presidenti i Republikës Ilir Meta, nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të intelektuales dhe gazetares, ndërsa vlerëson veprat e saj dhe kontributin në kulturën shqiptare.

Lexo edhe: Ndahet nga jeta shkrimtarja dhe gazetarja Vera Isaku

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të intelektuales aktive, Vera Isaku.

Personalitet i respektuar i gazetarisë dhe publicistikës shqiptare, autore e një sërë veprash të vlerësuara, qytetare dhe familjare model, kontributi i saj për kulturën, progresin dhe emancipimin shoqëror e ka merituar nderimin dhe respektin e mbarë opinionit. Duke ndarë dhembjen me familjen Isaku, të afërmit, kolegët dhe bashkëpunëtorët e saj, ju shpreh ngushëllimet më të ndjera. Të prehet në paqe”, shprehet Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re