Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka nderuar këtë të premte me çmimin “Ismet Bellova”, gazetarin Kostandin Grillo, i cili ndërroi jetë pak kohë më parë.
“Gazetar dhe moderator radioteleviziv sportiv që për disa dekada përcolli për opinionin dhe publikun shqiptar emocione dhe reagime të shumta. Forca dhe stili komunikues i tij përbëjnë një rast tipologjik. Gazetari Grillo përgjatë karrierës së tij spikati për kurajon dhe raportimin e vrullshëm sidhe për pasionin profesionist. Përvoja e gjatë e tij në komentin dhe raportimin sportive përfshin akte antitabu dhe provën e qytetarisë së mirë ndërfqinjore në bitën sportive”
Kujtojmë se Grillo u nda nga jeta pak kohë më parë pasi humbi betëjën me Covid.
