Ministrja e Energjisë dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku ka qenë sot në Farkë, ku ka nisur Operacioni i Konfiskimit të kateve të metrave shtesë të ndërtuara më shkelje të ligjit.

 

Ky veprim v jen një ditë pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama

 

Konfiskimi ka nisur me një pallat 9 katësh në Farkë, ndërsa Balluku paralajmëroi dhe konfiskime të tjera në vijim.

 

Balluku tha se: “Ndërtuesit mund t’i parablejnë katet pa leje  me një çmim të indeksuar mbi çmimin real të tregut dhe paratë e përfituara do të derdhen në fondin e shpronësimeve të Unazës së Re ose mund t’i dhurojnë, që të përdoren si apartamente për strehim social apo mjedise zyrash për institucionet. Ndërkohë për të gjitha rastet ka edhe një gjobë për çdo metër katror dhe për rastet kur ndërtuesi nuk pranon opsionet parablerje apo dhuratë që çojnë në ligjërimin e shtesave për arsye sociale, ai ndiqet edhe penalisht sipas ligjit”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re