Skip to content

U ndërtua para 10 ditësh, banorët e fshatit Gërmenj në Lushnjë të shqetësuar për rrugën kryesore: Nuk ka sinjalistikë dhe është shumë e ngushtë

Në fshatin Gërmenj të Lushnjës banorët janë të shqetësuar për rrugëne cila është ndërtuar para 10 ditësh nga një firmë pasi më përpara kishte qene më gropa dhe shumë problematike.

Mungesa e infrastrukturës i kishte bërë që të udhëtonin shumë gjatë për në qytet apo edhe në spital në raste emergjente. Banorët shprehen për Fax News se kjo rrugë lidh 4 fshatra dhe falë këtij investimi mund të shkojnë shumë shpejt edhe në qytet dhe me kosto më të ulët por ka mungesë sinjalistike dhe është e ngushtë.

“Mund të jenë 1 mijë e ca banorë, ka qenë e shtruar por kishte ca gropa dhe u shtrua sërish. Investimi është bërë para 10 ditësh dhe lidh 4 fshatra, për 5 minuta jemi te spitali i Divjakës. Ky aks rruge na ka dhënë ndihmë të madhe, tani ikim me 15 mijë lekë pasi u shtrua por ka mungesë sinjalistike dhe presim ti vendosin sa më shpejt pasi edhe rruga ështe e ngushtë. Nuk është në parametrat e duhura dhe gjerësia që të shkëmbehen dy makina është shumë evogël , këtu dalin fëmijët dhe është e rrezikshme“-u shprehën banorët.

/faxweb