Aktori shumë i dashur për publikun, Bes Kallaku dy ditë më parë festoi ditëlindjen me një festë të veçantë ku mblodhi familjarët e miqtë. Mirëpo pas kësaj feste, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë njoftoi se aktori Bes Kallaku të ftuarit dhe pronari i lokalit janë gjobitur, si rrjedhojë e shkeljes së masave të Koronavirusit.

Ndaj pronarit të lokalit është marrë masa administrative 1.000.000 lekë, ndërsa 30 të ftuarit janë gjobitur. Gjithashtu 6 punonjës të policisë janë pezulluar nga puna për moskryerje të kontrollit të territorit.

Pas këtij lajmi, Besi ka reaguar me një postim në Instastory ku shfaqet krah biznesmenit Nar Koka dhe shkruan me humor: Faleminderit që ishe edhe ti i pranishëm tek ditëlindja ime. Mos ma harroni këtë shokun. Ky do paguajë edhe gjobën e Ijes”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re