Ditën e sotme Komiteti Olimpik Shqiptar ka organizuar aktivitete sportive për afganët në mënyrë që edhe fëmijët të harrojnë situatat e dhunshme para ardhjes këtu dhe të ndihen si në shtëpi.

Me këngë dhe valle shqiptare në sfond, të gjithë afganët u emocionuan dhe mbetën të kënaqur nga mikpritja që po u bëhet.

Presidenti i Komitetit Olimpik u shpreh se ky nuk do të jetë i vetmi aktivitet i organizuar dhe se do bëhet cdo gjë që fëmijët afganë të ndihen si në shtëpi dhe të sigurtë.

“Në këtë ditë olimpike, është ditë e solidaritetit, miqësisë dhe respektit, jemi këtu për të vënë në pah pikërisht këto vlera. Duam tju heqim dhimbjet që keni. Shumë emocionuese dhe nuk është dita e fundit pasi do bëjëm dhe ditë të tjera këtu në Golem. Ju falenderoj dhe shqiptarët kanë qenë gjithmonë mikpritës”-tha ai.

Fëmijët startuan aktivitetin sportiv me hedhje me litar, vrapime e të tjera. Emocione të forta pati dhe këndimi i himni afgan i cili përloti të pranishmit.

Për kamerën e Fax News disa nga afganët u shprehën:

“E shijuam shumë, sidomos fëmijët. Sot u ndjemë si në shtëpi, jemi shumëmirënjohës. Ishte e mrekullueshme, mudnësi për të ndarë ndryshimet tona kulturat tona, të ndihemi në paqe duke luajtur.

Janë lotët që më kujtojnë vendin tim, shpresoj që një ditë në atdheun tonë të rikthehet paqja dhe siguria.”

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re