Një prostitutë shqiptare është vrarë me thikë këtë të dielë në Itali. Bëhet me dije se viktima është 47-vjeçarja e identifikuar si Luljeta Heshta.

Heshta është goditur 5 herë me thikë nga një person i cili fillimisht e ka thirrur e më pas e ka ndjekur nga mbrapa dhe e ka kapur, ku e ka tërhequr zvarrë dhe e ka qëlluar për vdekje. Policia u njoftua nga disa kalimtarë rreth orës 12:59 , ndërsa në momentin që arriti policia Luljeta kishte marrë dy plagë në këmbën e djathtë dhe 3 në shpinë.

Gruaja u dërgua me urgjencë në spital, por disa orë më vonë mjekët e deklaruan atë të vdekur.

Policia italiane është duke punuar për identifikimin e vrasësit ndërsa kalimtarët e përshkuan atë si një ‘burrë i veshur me të zeza’ dhe që nuk i dukej fytyra. Deri më tani arma e vrasjes është zhdukur, ndërsa hetimet janë duke vazhduar./faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re