Një ditë më parë godina e Presidencës në Shqipëri u ndricua me ngjyrat e flamurit italian në shenjë mbështetje dhe solidariteti, ndërsa ndau mesazhin se bashke do t’ja dalim në luftë me koronavirusin.

Për xhestin solidarizues të Presidencës ka reaguar sot edhe ambasada italiane në vendin tonë, duke e falenderuar.

STATUSI I AMBASADËS SË ITALISË

Edhe ndërtesa e Presidencës së Republikës së Shqipërisë në Tiranë ndriçohet nga tringjyrëshi italian.
Faleminderit nga zemra për mbështetjen dhe solidaritetin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re