Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në vendin tonë. Këtë të diel policia e Beratit ka vënë në pranga një 66 vjeçar i cili akuzohet se ka ngacmuar s*ksualisht një të mitur.

I arrestuari është R.O.. Denoncimi në polici është bërë nga vetë 16-vjeçari K.J, që ka deklaruar se ngacmimi s*ksual vazhdonte prej muajsh nga i moshuari që është komshiu i tij.

Në dëshminë e dhënë para efektivëve të policisë ai ka treguar se si ka ndodhur ngjarja.

“Për muaj me radhë komshiu im Romeo më prekte me duar në zonatintime dhe më detyronte meforcë që dhe unë ta prekja.

Kjo histori vazhdon prej muajsh por unë kam pasur frikë prej tij dhe nuk i kam treguar askujt.

Sot kur më mori duke mëkërcënuar pas banesës së tij ai tentoi më shumë dhe unë nga frika dhe për të shpëtuar prej tij mora një gur, iqëllova në shpatull dhe u largova me vrap”, është shprehur i mituri.

Ndërkohë i mituri i është nënshtruar një vizite të specializuar mjekësore, nga e cila rezultoi se kishte shenja të dukshme të ngacmimitseksual.

Pas denoncimit të minorenit dhe raportit të mjekëve, policia ka prangosur në banesën e tij 66-vjeçarin, që jeton i vetëm në lagjen “Donika Kastrioti” në Berat, rreth 200 metër larg banesës së denoncuesit.

Burime të brendshme dhe të besueshme brenda DPV Berat bëjnë me dije se, gjatë marrjes në pyetje 66-vjeçari Romeo Oço ka deklaruar se, mes tij dhe 16-vjeçarit kishte një lidhjeintime që vazhdonte prej muajsh, me pëlqimin e të dyve./ abc

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re