Është e paprecedentë mënyra se si Saranda është futur në hartën Covid të Shqipërisë me një të infektuar dhe katër mjekë të karantinuar.

Siç mëson , virusi në qytet ka shkuar nga një 31 vjeçare me origjinë nga Ukraina, e cila në fakt ishte konstatuar me koronavirus në Tiranë. Por, ndërkohë që ishte e detyruar që të qendronte në shtëpi, ajo është nisur për të festuar ditëlindjen në Sarandë duke shkelur çdo lloj protokolli sigurie.

Pasi ka shkuar në Sarandë, ajo ka lëvizur në qytet për katër ditë dhe në ditën e peste është ndjerë keq duke kërkuar ndihmën e mjekëve.

Duke mos e ditur, ata i kanë dhënë shërbimin e parë ukrainases deri sa dyshuan për koronavirus.

Dalja e analizave pozitive tashmë ka bërë që mjekët të karantinohen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re