Një familje shqiptare e përbërë nga pesë persona është regjistruar si vatër e re e pandemisë së koronavirusit në rajonin Toscana në Itali.

Sipas historikut të ndërtuar nga autoritetet shëndetësore toskane një shtetas shqiptar, 79 vjec, me banim në Firence ka hyrë më 30 qershor në Itali nga Shqipëria. Ai ka udhëtuar me linjën Tiranë-Piza e ka qërdruar në Piza ku jeton e bija.

Më 13 korrik është paraqitur në spitalin e Pizës me simptoma të ngjashme me koronavirus. Ai ka rezultuar pozitiv së bashku me anëtarët e tjerë të familjes së vajzën së tij, shkruan Ora News.

79-vjecari po kurohet në spital dhe katër shqiptarët e tjerë janë vënë në gjëndje izolimi shëndetësor.

Autoritetet lokale kanë gjurmuar të gjithë personat me të cilët janë vënë në kontakt gjatë ditëve të fundit pesë shqiptarët e infektuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re