Koha për të ishte e pakët.

Por fatmirësisht në kaq pak kohë, shqiptarët bënë mrekullinë e tyre. Rasti i Merjemes, vajzës jetime nga Kosova, u bë publik pak ditë më parë nga “Shqiptarët për Shqiptarët”. Në një kohë rekord, lumi i bamirësisë së shqiptarëve i dha mundësinë kësaj vajze jetime, që të nisej për kurim jashtë shtetit.

Tashmë kemi disa lajme të mira për gjendjen e Merjemit, e cila ka nevojë për transplant të mëlçisë. Gjendja e saj shëndetësore është stabilizuar nga ekipi mjekësor dhe deri më tani, gjithçka shkon mirë për Merjemin.

Nuk na mbetet veçse të lutemi për shërimin e saj të plotë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re