Skip to content

U nis për kurim të specializuar në Itali, Kisha Katolike jep detaje për gjendjen shëndetësore të Imzot George Frendos

Kisha Katolike në një njoftim zyrtar ka informuar për gjendjen shëndetësore të Imzot George Frendo, i cili u nis mbrëmjen e kaluar në drejtim të Italisë, për kurim më të specializuar, pasi është prekur nga Covid-19.

Kisha Katolike njofton se gjendja e Imzot George Frendos paraqitet e moderuar dhe e qendrueshme.

Po ashtu bëhet me dije se ai i është nënshtruar një terapie të përshkruar nga mjekët dhe gjendja e tij është mjaft pozitive.

/faxweb