Tentonin të shkonin në Itali me skaf nga Shqipëria, por rrezikuan seriozisht jetën, pasi skafi u ça në mes të detit.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. “Panorama” bën me dije se policia ka mundur të shpëtojë 18 klandestinë kurdë e marokenë, ndërkohë që skafisti, një banor i Vlorës është vënë në pranga.

Nga hetimet e para mësohet se destinacioni i skafit ishte bregdeti italian. Por 18 milje në det të hapur nga kepi i Selitës skafi dha sinjalin SOS, pasi ishte carë dhe njerëzit brenda rrezikonin seriozisht jetën.

Sipas burimeve me të marrë thirrjen për ndihmë, drejt pikës ku ndodhej skafi me 18 klandestinë kurd, u nisën skafet e QNOD Qendra e Operacioneve Detare. Mes emigranteve kishte edhe gra e fëmijë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re