Një javë më parë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, komunikoi live me disa të rinj në “Instagram” ku temë e diskutimeve ishte pyetja se “ç’vendim do të merrnin nëse do të ishin për një ditë ministër i arsimit”.

Ditën e sotme ai është takuar me disa të rinj pranë kampusit universitar në Tiranë, tek të cilët, thotë Basha, ka marrë frymëzim për ta nisur ditën pasi sipas tij, janë energjikë dhe plot ide për ta bërë Shqipërinë më të mire.

“Ne do të punojmë parreshtur që të rinjtë mos të largohen nga vendi, duke siguruar arsim dhe punësim dinjitoz për ta.

Sot në mëngjes me disa nga të rinjtë që një javë më parë ju përgjigjën pyetjes time në Instagram se “ç’vendim do të merrnin nëse do të ishin për një ditë ministër i arsimit”.

Frymëzim ta nisësh ditën me të rinj energjikë dhe plot ide për ta bërë Shqipërinë më të mirë.
#PotëDëgjoj”, shkruan Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re