Zbardhet dëshmia e 20-vjeçares Adela Berisha, e cila u arrestua pasi dyshohet se ndihmonte të dashurin e saj Astrit Thaçi në grabitjet që ai kryente në qytete të ndryshme të vendit.

Thaçi akuzohet për të paktën tetë grabitje të kryera në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, në një prej të cilave la të plagosur dhe një kryefamiljar.

Në dëshminë e saj Adela Berisha ka mohuar që e ka ndihmuar Thaçin të fshihej pas grabitjeve që kryente. 20 vjeçarja ka thënë para policisë se janë njohur në rrjetin social facebook.

Ajo ka thënë se Thaçi i kishte treguar për të kaluarën e tij, ndërsa Berisha i ka kërkuar që të heq dorë nga ajo që bënte.

“Më pas pranova të kisha lidhje me të sepse e doja”, është shprehur e reja.

Ajo ka rrëfyer se kur është bërë arrestimi i 27-vjecarit ka qarë.

“Nuk mendoja që Astriti po vijonte me vesin e vjetër, por sa herë që vonohej e se takoja e prisja me ankth se mos kishe bërë diçka. Dje (dmth më date 14 se më 15 është arrestuar) nuk e kam takuar. Madje as nuk kam biseduar me të as në telefon.

Sot (me datë 15 kur u arrestua) kur erdhi të më takonte mendova se do të më sillte një dhuratë për Shën Valentin.

Në fakt unë po prisja një unazë”, ka thënë Adela Berisha, e cila nuk dihet ende se kur do të dalë në seancë për masë sigurie.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re