Jorgo Goro është larguar nga SPAK pasi qëndroi për gati 3 orë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

I pyetur nga gazetarët se për çfarë shkoi në SPAK, ai deklaroi se ishte thirrur për t’u marrë pyetje si çdo qytetar i thjeshtë.

Kryebashkiaku në detyrë i Himarës u thirr në Prokurorinë e Posaçme pas një kallëzimi të ngritur nga kryebashkiaku i zgjedheur, Fredi Beleri për shpërdorim detyre.

Fredi Beleri nuk është betuar si kryebashkiak pasi ndodhet në qeli prej 12 Majit për blerje votash.

Ndërsa Jorgo Goro qëndron ende në detyrë, pavarësisht se humbi zgjedhjet e 14 majit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re