Pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i hoqi mandatin Kryebashkiakun e PS-së, Kreshnik Hajdari, koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka çuar çështjen në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Në ankimin e tyre, “BF” e ka cilësuar vendimin e KQZ “një vendim absurd dhe haptas në kundërshtim me ligjin”.

“Të nderuar “KQZ-ja ka marrë një vendim apsurd dhe haptaz në kundërshtim me ligjin ku ka vendosur, rrëzimin e kërkesës së Kualicioni “Bashkë Fitojmë” për të shpallur të pavlefshëm dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit të Kryetarit të Bashkisë Kuçove, z. Kreshnik Hajdari”, thuhet në ankim.

Avokatët Arben Llangozi, Franci Nuri dhe Altin Kazia të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, kërkojnë të ndërpritet para kohe mandati i kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari.

Hajdari akuzohet për fshehje të formularit të dekriminalizmit, pasi nuk deklaroi një dënim që i ishte dhënë në Greqi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi ditën e martës (14 nëntor) të mos i ndërpriste mandatin e tij si kryebashkiak i Kuçovës, pasi shqyrtimit të rezultateve të Prokurorisë së Përgjithshme se Kreshnik Hajdari kishte qenë i dënuar në Greqi.

Sipas kryekomisionerit, të dhënat që nuk janë deklaruar nga Kreshnik Hajdari nuk e përfshin atë në kushtet e ndalimit për shkak të veprës penale për të cilën ka marrë dënimin përkatës.

“Në vlerësimin e tij, kjo ka qenë e panevojshme për t’u deklaruar ose ka harruar. Kjo e dhënë nuk përbën, tashmë e certifikuar nga Prokuroria e Përgjithshme, nuk e përfshin atë në kushtet e ndalimit për shkak të veprës penale për të cilën ka marrë dënimin përkatës. Ngelet diskutimi që  fakti që nuk e ka deklaruar. Edhe në respektim të precedentëve të krijuar nga ky institucion që nga viti 2020 ne kemi mbajtur qëndrimin që nuk ka detyrim subjekti vetëdeklarues për të paraqitur në formula rrethana apo shkaqe që e ndalojnë të marrin zyrën publike”, tha Ilirjan Celibashi.

Ankimi  i “Bashkë Fitojmë”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re