Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtarin e Apelit të Tiranës Ridvan Hado.

Hetimi administrativ për Hadon është përfunduar në të tri kriteret: deklarimit të pasurisë, pastërtisë së gurës dhe profesionalizmit.

Procesi i vettingut është kryer nga trupa gjyqësore e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Olsi Komici dhe Xhensila Pine.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2003, gjyqtari Hado zotëronte pasuri me vlerë 2.1 milionë lekë, ndërkohë që në fund të vitit 2017, pasuria familjare kap vlerën e 13.2 milionë lekëve.

Në fund të vitit 2017, pasuria përbëhet nga një apartament me vlerë 8 milionë lekë, likujditete bankare prej 1.9 milionë lekësh si dhe një automjet me vlerë rreth 360 mijë lekë.

Ai deklaron gjithashtu kursime në cash, të cilat në fund të vitit 2017 kapin vlerën e akumuluar prej 2.2 milionë lekësh si dhe letra me vlerë prej 600 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 31.5 milionë lekë. Paga nga funksioni i gjyqtarit zë 43% të të ardhurave familjare, ndërsa paga e bashkëshortes zë 52%.

Gjyqtari Hado deklaron gjithashtu të ardhura nga shitja e pasurisë së paluajtshme në masën 1.74% të të ardhurave dhe një vlerë më të vogël nga mësimdhënia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re