Luçiano Boçi ia doli të thyejë herësin në zonën e Elbasanit duke e fituar vetë vendin e tij në parlamentin e katër viteve të ardhshme, pasi siguroi 10930 vota.

I ftuar në Fax News, Luçiano Boçi u pyet mbi përplasjen e tij me biznesmenin Gjergji luca dhe mbi mundësinë e ndikimit që pati kjo përplasje për të fituar më shumë besim nga populli.

Boçi u shpreh se kjo mund të shihet në dy këndvështrime, pra mund të ketë pasur pasoja negative, por edhe positive, duke shtuar se ai edhe më parë ka thënë që sfida e tij ka qenë personale në këto zgjedhje.

Më tej Boçi foli dhe për humbjen e zgjedhjeve. Ai u shpreh se opozita u përball me një makineri blerje votash. Ai shtoi se përveç kësaj, administrata shtetërore ka qenë gjatë gjithë kohës e intimiduar për të votuar mazhorancën.

Së fundmi, Boçi deklaroi se fryma e ndryshimit nuk mjafton për të mundur Edi Ramën , që ka vite në politikë dhe që përdor blerjen e votave për të balancuar këtë frymë. Por Boçi siguroi që opozita është në betejë dhe do përdorë çdo mekanizëm politik për të larguar qeverinë.

Intervista e plotë:

Sa ndikoi përplasja me zotin Luca për ngritjen? Unë e kam thënë që sfida ime ishte personale. Episodi me Lucën ka pasur pasoja pozitive dhe negative. Ka këndvështrime të ndryshme.

E kishit parashikuar që do humbnit? Jo fare. Një mekanizëm kontrolli për blerjen e votave. Dalja e të dhënave personale, trysnimi i administratës, etj, bëri që rezultati të ishte i tillë. Përgjegjësia e zgjedhjeve është e qeverisë. Kur qeveria nuk funksionon çfarë do të bëjë opozita. U përballëm me një makineri blerjesh votash.

2021 nuk keni as votat që la Berisha? Votat janë rritur. Votat e tjera që lëviznin sipas trysnisë ndaj administratës pastaj … Hapi vende pune fiktive në administrate. Ne themi këto elemente. Ai bllokoi jetën. Ka marrë peng jetën e njerëzve. Nëse ai i merr bukën, i trysnon bukën, ku është politika këtu? Shteti ka marrë peng qytetarin. Ky është një realitet për të cilin ne mbyllim sytë dhe nuk reagojmë ndaj këtij realiteti.

Frymë plebishitare? Si mund të pranojmë që vota blihet, por nëse krijojmë frymë ne do e mundim. Fryma nuk mjafton. Rama ka vite në politikë. E di sa ndikon fryma prandaj dhe ka balancuar frymën me blerjen e votës. Nga mielli, kaloi në kartëmonedhë. Nga kartmonedhë Rama e ktheu në euro blerjen e votave. Fenomeni i blerjes së votave po futet dhe brenda në qytete.

Kosto politike e PD-së në opozitë? Nuk mund të flasim sa fortë do të sillet opozita përballë një pushteti të korruptuar. Duket sikur kërkohet një fajtor. Kur është ky njeri i tillë që nuk reflekton ndaj veprimeve politike, si është e mundur të zgjidhet. Duhet shteti të funksionojë. Ne do përdorim të gjitha mekanizmat politikë. Jemi në një betejë. Drejtësia është koburë në dorën e Kryeministrit. Jemi në diktaturë ekonomike. Ajo drejtohet nga pjesa e kastës e korruptuar që qeverise vendin. Ai thotë ikën nga puna. I heq kafshatën e bukës. Ja kjo është diktatura ekonomike. Opozita do të vazhdojë deri në fund për të rrëzuar këtë diktature. Jemi duke rënë në humnerë nga të gjitha aspektet. Të gjithë si shoqeri të merremi me mazhorancën e korruptuar.

(E.H/Faxweb.al)

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re