Studiuesit e ndërmarrjes bioteknike Cyto Dyn besojnë se ilaçi që është përdorur kundër HIV-it mund të luftojë COVID-19. Studiuesit shprehen se ilaçi Leronlimab është në fazën e dytë të testimit me Administratën e Ushqimit dhe Barnave dhe potencialisht mund të aprovohet për përdorim brenda katër javësh.

Prodhuesi shprehet se Leronlimab, u përdor për të trajtuar një grusht pacientësh të sëmurë rëndë në spitalet e Neë York, një çifti që ishin gati t’u hiqeshin ventilatorët.

“Unë mendoj se FDA do të jetë e gatshme të punojë me ne,”– tha CEO i CytoDyn, Nader Pourhassan për NYThe Post. “Me një studim në Kinë që tregon nivelin e vdekshmërisë në mesin e pacientëve COVID-19 që kërkojnë ventilatorë mekanikë në më shumë se 85 përqind, botës i duhet dëshpërimisht një terapi që mund të ndihmojë këtë popullatë pacientësh,” shtoi Pourhassan.

Studimet fillestare tregojnë se leronlimab mund të zvogëlojë reagimin imunitar tepër aktiv, i njohur si një stuhi citokine, që mund të shkaktohet nga infeksioni i koronavirusit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re