ABC News ka siguruar videon ku shihet sesi vidhet automjeti tip “Range Rover”, i cili u përdor në orët e para të mëngjesit të së hënës në sulmin me armë ndaj Top Channel, ku nga të shtënat, humbi jetën roja i sigurisë, 61-vjeçari Pal Kola.

Nga pamjet, dallohen disa persona brenda automjetit që ndodhet i parkuar, e më pas qarkullojnë me të.

Vjedhja e automjetit u krye rreth 3 vite më parë në një lokal në Lezhë, konkretisht në korrik të vitit 2020. Pronari i automjetit, rezulton shtetasi kosovar Ramadan Makolli.

Policia ofron 100 mijë euro për këdo që ka infomacione, në lidhje me vrasjen e ndodhur pak pas mesnate në godinën e Top Channel, ku mbeti i vrarë roja, 61 vjeçari, Pal Kola. Në një deklaratë për shtyp, Policia e Shtetit ka zbardhur të gjithë dinamikën e ngjarjes.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30, ku disa persona të cilët qëndronin në një automjet tip Range Rover, kanë qëlluar me armë automatik drejt godinës së Top Channel. Më pas ata janë larguar me shpejtësi nëpërmjet rrugës dytësore të autostradës Tiranë – Durrës prej të cilës kishin ardhur.

Vetëm 25 minuta mbas ngjarjes së ndodhur në Top Channel, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë marrë njoftim për djegien e një automjeti, në autostradën Durrës-Rrogozhinë, në vendin e quajtur “Përroi i Agait”./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re