Avokati Redi Ramaj ishte mbrëmjen e sotme në Log, News 24 për të folur për zgjedhjet e 11 majit, ku socialistët morën mandatin e katërt, mes kontestimeve të opozitës për manipulime në rezultat.

Ramaj nxori në pah pabarazinë për të cilën fliste raporti i OSBE/ODIHR, në garën mes PS dhe opozitës.

Avokati theksoi se partia në pushtet përdori asete shtetërore, tek fermerë apo pensionistët, të cilat mund të kenë patur ndikim në rezultat.

Sipas tij, standardi europian i këtyre zgjedhjeve është dëmtuar.

Redi Ramaj: Secila parti bën bilancin. Pabarazia e ODIHR lidhet dhe me faktin që e përmendët që mund të ketë shteti në garë. Lidhet dhe me sistemin. Fakti që disa parti marrin prodhojnë mandat me 64 mijë vota. Ka një problem të madh, pabarazia e ODIGR lidhet dhe me këtë. Raporti thotë nuk kishte ndërhyrje e plotë në kuadrin ligjor.

E kisha në aspektin që flasim për një pabarazi që lidhet më tepër me faktin se inaugurohet një rrugë apo  falen gjoba. Përdoren asete në periudhën e fushatës për rezultatin e zgjedhjes. Disa para për fermerët, ndikon në rezultatin. Mendoj se në një vend si Shqipëria, që të ketë standard europian e dëmton. Këto zgjedhje, patjetër partia në pushtet është në avantazh, duke përdorur edhe makinat e qeverisë.

Jep një deformim në aspektin që duam të ruajmë një standard europian. Përfundimet e komisionet ishin në muajt e fundit, në limitet, fatkeqësish ndërrohet pas 4 vitesh pa arritur të japim një model të pakontestueshëm të zgjedhjeve. Çdo herë bëhen modifikime.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko