Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, është shprehur se u përdorën paratë e krimit për të tjetërsuar rezultatin e votimeve në zgjedhjet e 14 Majit në këtë bashki.

Ai u shpreh se nuk janë braktisur nga demokratët dhe se votat e tyre janë aty.

“Votat e anëtarësisë aty janë, po t’i shikoni madje ka rritje, ka thjesht dhe vetëm përfshirje të institucioneve të shtetit, me gjithë forcat e tyre, modelet, paratë e pista të krimit dhe intimidimin e strukturave kriminale.

Absolutisht që jo, demokratët nuk na kanë braktisur, nëse i lexoni shifrat dhe votat, votat e demokratëve janë aty”, tha Spahia nga selia blu, ku do të marrë pjesë në mbledhjen e kryesisë të thirrur nga Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re