Zv.Ministrja e Brendshme, Romina Kuko, ka dhënë një intervistë të gjatë në emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus ku ka rrëfyer jetën dhe pasionet e saj. Pak kohë më parë ajo u përfol në disa portale online për ekzistencën e një videoje komprometuese me ambasadorin e BE, Luigi Soreca. E pyetur për këtë çështje Kuko e quajti “goditje nën brez”.

“Një nga rreziqet që u paraqitet demokracive kudo është politika e paprinciptë, politika pa parime, politika me goditje nën brez, ku ti denigron kundërshtarin, kur ti nuk ke argumentin e duhur për të luftuar kundërshtarin.

Është një shprehje shumë e bukur që në mos gaboj e ka thënë Margaret Theçer që “sa mirë që po merren personalisht me mua sepse nuk kanë asnjë argument politik për tu marrë”. Megjithatë unë mendoj se njerëzit arrijnë ta bëjnë diferencën… kudo, në çfarëdo profesioni që je, janë kosto që ne i kemi marrë parasysh.

Historia ka treguar se ata që kanë sulmuar, janë ata që humbasin, sepse në fund të ditës nëse ka diçka të mrekullueshme, është që e vërteta triumfon. Kam qenë jashtëzakonisht shumë e qetë duke qenë se nuk kam patur asnjë dilemë brenda vetes”, – u shpreh Romina Kuko.

Në nëntor 2019, kur edhe u publikuan lajmet, Kuko shkoi nw Twitter: “Jam e befasuar nga disa media që përgojojnë me një lehtësi të neveritshme emrin tim për hesap të luftës qorre me ambasadorët! Aludimet mbi foto takimesh publike, ku kam pasur nderin të përfaqësoj qeverinë në krah të Ambasadorit Soreca janë një paturpësi pa limit që të le pa fjalë!”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re