Trajneri i Shqipërisë, Silvinho u lidh në ditët e fundit me një kalim të mundshëm në drejtimin e Corinthias.

 

Klubi brazilian, ishte në kërkim të një trajneri të ri, pas dorëheqjes së Dorival Junior.

 

Mes emrave të përmendur nga mediat braziliane për stolin, ishte edhe ai i Silvinhos. Tekniku kuqezi është futur në muajt e fundit të kontratës me Kombëtaren shqiptare, e cila skadon në korrik.

 

Megjithatë një kalim i Silvinhos te Corinthias nuk do të ndodhë. Klubi brazilian ka njoftuar emërimin e Fernando Diniz në stol.

 

 

Trajneri i Kombëtares shqiptare është shprehur më parë se do respektojë kontratën me kuqezinjtë deri në korrik. Më pas e ardhmja mbetet për t’u vendosur.

 

Federata Shqiptare e Futbollit po ashtu akoma nuk ka zyrtarizuar një vendim, duke lënë hapur çdo gjë. Mundësitë janë të mëdha që braziliani të largohet, pikërisht pas dështimit në fazën “play off” për Botërorin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re