Një shtetase e Shqipërisë ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës-QKUK. Ajo ishte shtruar në spital si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti, i ndodhur pak ditë më parë.

Trupi i pajetë iu dorëzua familjarëve të viktimës.

“Më 10.06.2023 si pasoj e lëndimeve të marra në aksident, gjersa ishte në trajtim mjekësor në QKUK ka ndërruar jetë viktima femër shqiptare shtetase e Shqipërisë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës u është dorëzuar familjarëve të viktimës.”, bëri të ditur Policia.

Aksidenti kishte ndodhur më 4 qershor në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re