Kreu i ri i Lezhës, ish-deputeti socialist Pjerin Ndreu, ka vendosur që të padisë kreun demokrat Basha, pasi ky i fundi, në një video të orëve të fundit, e ka përfshirë Ndreun në “listën e tij” të të inkriminuarve. Por ky i fundit, një ish-Drejtor Policie në kohën e Nanos, nuk e ka kaluar lehtë përfoljen nga i pari i opozitës, duke deklaruar.

“Sa per inkriminimin tim se shpejti shihemi ne Gjykate. Kohe para teje jane bere prova serioze nga me te zote se ti per te me gjetur fakte e prova inkriminimi, por kane deshtuar me turp”, shkruan i pari i Lezhës, si reagim ndaj këtyre fjalëve të Bashës: “Pjerin Ndreu në listën e zezë të partnerëve prej vitit 2003. I larguar nga policia për përfshirje në trafiqe, i kapur në përgjimet e manipulimit zgjedhor në dosjen 184, nuk dënohet, por kandidohet dhe mbrohet nga Edi Rama”.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re