Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet për ngjarjet tek zyrat e FRD-së, ku Ilir Meta degradoi në fjalor rruge.

Berisha tha se presidenti nuk kishte alternativë tjetër.

“Në një vend ku ligji dhe shteti ligjor janë zëvendësuar me rregullim e mafies dhe të krimit, Presidenti i Republikës nuk kishte alternativë tjetër për të treguar se në ç’mënyrë banditeske e të pakonceptueshme po dhunohej Kushtetuta, pluralizmi, duke shkelur çdo lloj rregulli dhe çdo ligj i një shteti.

Presidenti nuk shkoi për betejë fizike, por për t’i treguar shqiptarëve se çfarë degradimi ka ngelur Rama dhe Veliaj, që me një letër pa vulë, pa firmë, pa asgjë kërkuan të shkelin ligjin dhe pluralizmin.

Qëndrimi i Presidentit ishte në luajalitet të plotë me Kushtetutën e vendit”, u shpreh Berisha në një intervistë për Klan News.

Se ne cilin nen apo pike te Kushtetutes se Shqiperise eshte parashikuar se Presidenti, kur e mendon se ka shkelje mund te beje dhe badigardin e kryetarit te nje partie fantazme qe qendronte ne nje ambient ne kundershtim me ligjin, vetem Sali Berisha mund ta gjeje!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re