Operatorët janë solidarizuar sot me ngjarjen ku u përfshi Aldo Kashri, operator i News24, i cili për pak rrezoi jetën teksa ishte në krye të detyrës.
Gjatë përplasjes mes policisë dhe protestuesve në protestën e opozitës, makina e News24, ku sipër saj ishte operatori duke kryer detyrën, u përfshi nga flakët, ndërsa ky fundit arriti të shpëtonte pa pasoja të rënda, me disa lëndime.
Sot, në shenjë solidarizimi, operatorët që ndodhen para SPAK, kanë ulur kamerat e tyre përtokë, duke treguar dhe simbolikën se stativët dhe këto pajisje janë të shenjta, por jo sa jeta e njeriut.
