Nuredin Dumani dhe Talo Çela raportohet të kenë qenë bashkëpunëtorë më parë duke marrë pjesë në disa vrasje të ndryshme.

Gazetari Spartak Koka ka zbuluar mbrëmjen e sotme se ndarja mes këtyre dy bashkëpunëtorëve ndodhi kur secili prej tyre u përfshi në pole të kundërta për llogari të dy grupeve në Elbasan. Koka tha se Dumani ishte vrasësi me pagesë i njërit prej grupeve por ende nuk dihet nëse mbrëm organizoi pritë ndaj Talo Çelës apo ra në pritë.

“Në mënyrë të habitshme, Talo Çela dhe Nuredin Dumani përfshihen në dy pole të kundërta të qytetit të Elbasanit për pazare droge. Të dy u pozicionuan në pozicione të kundërta dhe kryejnë vrasje për llogari të këtyre grupeve.

Tani nuk dihet nëse Nuredin Dumani ra në pritë apo kishte organizuar vetë një pritë”– tha gazetari.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re